Bytyqi: Kurti në stilin e Agim Bahtirit paralajmëron gjakderdhje dhe ndarje të Kosovës
Avni Bytyçi, zëdhënës i Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar ndaj video-mesazhit të fundit të kryeministrit në largim, Albin Kurti.
Ai ka kërkuar nga Kurti që t’i kryej detyrat si kryeministër në detyrë e mos të krijoj panik në kohë pandemie.
Bytyçi i ka quajtyr deklarimet e Kurtit si insinuata të tij në stilin e njëjtë me kryetarin e Mitrovicës Agim Bahtiri i cili para disa ditësh kishte paralajmëruar gjakderdhje.
Deklarata e plotë e Bytyçit:
Në videon e fundit të publikuar nga Albin Kurti, në mes tjerash, ai paska gjetur hapësirë që prapë ta ritheksojë gënjeshtrën e tij për shkëmbim të territoreve.
Në stilin e Agim Bahtirit, Albin Kurti flet për gjakderdhje, kriza e insinuata që vetëm një mendje jo racionale në këto rrethana mund t’i thotë.
Nëse ka dëshmi Albin Kurti për këto veprime, atëherë çka është duke bërë në veri Policia e Kosovës dhe struktura jonë e sigurisë?.
Por, e vërteta qëndron diku tjetër, para disa ditësh, mediat e Kosovës e publikuan dokumentin me të cilin Albin Kurti ia dorëzoi Serbisë kontrollin efektiv të veriut të Kosovës.
Qindra zyrtarë të institucioneve të Serbisë e morën kontrollin e veriut të Kosovës, kinse për të administruar situatën e krijuar nga virusi covid-19.
Albin Kurti si kryeministër i shkarkuar, për një kohë rekord do të mbahet mend për pak gjëra, dhe njëra ndër to pa dyshim është edhe dorëzimi ndaj Serbisë për territorin e Kosovës.
Ky veprim, padyshim është më i turpshmi në karrierën e tij politike, me fjalët e vet Albin Kurtit, do të konsiderohet: tradhti ndaj shteti të Kosovës.
Z. Kurti, kam dëshirë që ta rikujtoj se sjellja jote politike është fundi juaj politik. Se mundohesh me qenë ujk me shqiptarët e dele me serbët, e kjo nuk shkon!.