Bytyqi: MAShT-i do të shikojë të gjitha mundësitë për përmirësimin e infrastrukturës shkollore në Junik
Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, ka pritur sot në takim kryetarin e komunës së Junikut, Agron Kuçi, me të cilin ka biseduar rreth zhvillimeve në arsim në këtë komunë, si dhe nevojën për bashkëpunim edhe më të madh, me qëllim të përmirësimit të cilësisë në arsim.
“Nga kryetari Kuçi u njoftova me nevojat që ka arsimi në komunën e Junikut, me theks të veçantë përmirësimi dhe zgjerimi i infrastrukturës shkollore.
MAShT-i do të shikojë të gjitha mundësitë për përmirësimin e infrastrukturës shkollore në komunën e Junikut dhe kudo tjetër në Kosovë, ku gjendja nuk është e mirë, dhe për këtë do të shikohen mundësi të tjera bashkëpunimi me donatorë, përkatësisht mundësitë e përfitimin nga fondet e IPA-s për Kosovën”, ka shkruar ministri Bytyqi në llogarinë e vet në “Facebook”.