Bytyqi: Me vlerësimin e performancës do të rritet koeficienti i pagës për mësimdhënës
23 janar 2019
| 21:45
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqyri Bytyqi, ka thënë se janë duke u munduar që t’i plotësojnë kushtet e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) në mënyrë që greva e mësimdhënësve të përfundojë sa më shpejt.
Ai ka thënë se SBASHK-u është duke kërkuar koeficientin 3, derisa sipas tij, me propozimin e ri, koeficienti do të shkojë deri në 3.2.
“Në do të ofrojmë që në kuadër të rritjes së koeficientit të futet edhe vlerësimi i performancës. Me anë të saj do të rritet edhe koeficienti i pagës. Pra, ajo do të shkojë deri në 3.2”, ka thënë Bytyqi në “Pressing” të “T7”.