Bytyqi në takim me Apostolovën: MAShT-i i përkushtuar për reforma në arsim
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka pritur në takim shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Nataliya Apostolova, me të cilën ka biseduar për zhvillimet aktuale në sektorin e arsimit.
Me këtë rast, ministri Bytyqi ka thënë se janë angazhuar maksimalisht për të krijuar kushte për një arsim cilësor në të gjitha nivelet.
Ai ka thënë se MAShT-i mbetet i përkushtuar dhe do të vazhdojë me këmbëngulësi që t’i realizohej plotësisht reformat në arsim.
Ndërsa sa i përket gjetjeve nga raporti i projektit të KE-së mbi rishikimin funksional të kapaciteteve të MAShT, ministri Bytyqi, ka thënë se do të angazhohen të përmbushin rekomandimet e dala nga ky raport.
Në drejtim të kësaj, ministri Bytyqi, ka thënë se do të zhvillohen takime intensive me të gjitha departamentet në MAShT, në funksion të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë.
Nga ana e saj, shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka konfirmuar se gjetjet dhe rekomandimet e dala nga Raporti mbi rishikimin funksional të kapaciteteve të MAShT-it, dhe njëherësh ka ofruar bashkëpunim dhe mbështetje të mëtejme profesionale aty ku është e nevojshme.