Bytyqi: Nevojiten 300 milionë euro për rregullimin e infrastrukturës shkollore
13 korrik 2018
| 16:23
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka qëndruar në Rogovë të Gjakovës, ku ka vizituar shkollën “Haxhi Hoti”.
Gjatë kësaj vizite, ai ka thënë se nuk mund të diskutohet për cilësi nëpër shkolla pa i vizituar drejtpërdrejt ato.
Bytyqi ka thënë se nevojiten rreth 300 milionë euro për rregullimin e infrastrukturës shkollore në gjithë vendin.
“Kemi bërë një analizë diku rreth 300 milionë euro na duhet për ta rregulluar infrastrukturën e shkollave dhe anekseve në Kosovë”, ka thënë Bytyqi.