Bytyqi për ekskursionet: Nëse s’gjejmë mundësi të menaxhimit do të ndalohen
Ndonëse të shoqëruar edhe nga mësimdhënës, maturantët e Kosovës të cilët nisën drejt Shqipërisë për ekskursion, nuk ndalohen të përdorin substanca të ndaluara.
Madje ne media është raportuar se po këta maturant po përdorin alkool, duhan e nuk përjashtohet mundësia as e përdorimit të narkotikëve.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi ka thënë se përdorimi i këtyre substancave në ekskursionet e shkollave të mesme në Shqipëri është shqetësuese ndërkaq sipas tij, nëse do të vazhdohet me keqmenaxhim ato do të ndërpriten.
“Unë konsideroj që kjo është një dukuri e cila në fakt është shqetësuese ne kemi pas shqetësime edhe më herët, kemi filluar me diskutuar edhe me nivelin e prindërve dhe nivelin e DKA-ve, në një periudhe ka qenë ideja që të ndërprerën këto e ekskursionet, pastaj ka pasur edhe pro edhe koftra, e që nuk kemi pas siguri se sa është e nevojshme që ta ndërpremë”.
“Konsideroj që ne kemi nevojë të ulemi të diskutojmë bashkë me DKA-të dhe me shkollat, a kemi mundësi që këto të menaxhohen shumë më mirë pra që të mos përdorën këto dukuri negative që janë tepër të dëmshme për të rinjtë tanë, dhe nëse nuk gjejmë mundësi të menaxhimit të mirë atëherë rruga do të jetë ndërprerja e këtyre ekskursioneve”, ka thënë ministri Bytyqi.
Bytyqi ka folur edhe për shtimin e inspektorëve e që me ligin e ri numri i tyre pritet të rritet deri në 26 të tillë, raporton Ekonomia Online.