Bytyqi përkujton viktimat e sulmve terroriste të 11 shtatorit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASht), Shyqiri Bytyqi, ka përkujtuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Sot u bën plotë 17 vite nga sulmet terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku humbën jetën qytetarë të shumtë nga e mbarë bota. Kosova dhe qytetarët e saj që plotë 17 vite kujtojnë me dhimbje të thellë viktimat dhe familjet që u prekën nga ai akt qyqarë e terrorist në një vend si Shtetet e Bashkuara të Amerikës që janë shembull për tu ndjekur nga të gjithë dhe në çdo gjë”, ka shkruar Bytyqi në profilin e tij në “Facebook”.
Ai ka shtuar se Kosova përkrahë fuqishëm luftën kundër terrorizmit.
“Kosova dhe qytetarët e saj në çdo moment janë krah i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve tjera të zhvilluara që po punojnë fuqishëm në luftën kundër terrorizmit, që po merr jetë e po shkatërron barazinë dhe lirinë”, ka thënë Bytyqi.