Bytyqi premton ndarje të kuotave për studentët shqiptarë nga Mali i Zi
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot në takim një delegacion të përbërë nga përfaqësues të Këshillit Kombëtar, Ministria e Arsimit dhe Ministria për të Drejtat e Pakicave në Mal të Zi, me të cilët ka biseduar rreth gjendjes së arsimit në gjuhën shqipe në Mal të Zi, kuotat në Universitetet Publike të Kosovës për kandidatët shqiptar nga Mali i Zi dhe sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë atje.
“Përtej dëshirës, Ministria e Arsimit e ka edhe obligim që të ndihmojë nxënësit shqiptarë në Mal të Zi në çfarëdo forme dhe për këtë shpreha gatishmërinë time që të gjejë edhe bashkëpunime të reja, me qëllim që të ofrohet arsim më cilësor për nxënësit shqiptarë që jetojnë në Mal të Zi. Pas kërkesës së delegacionit që të bëhet ndarja e kuotave për studentët shqiptarë nga Mal të Zi, premtova se do të diskutojë edhe këtë vit me Universitetin e Prishtinës mundësinë e realizmit të kësaj kërkese”, ka thënë Bytyqi pas takimit.
Ai ka bërë me dije se në këtë takim kanë biseduar edhe për mundësinë e ofrimit të trajnimeve në Kosovë për mësimdhënësit shqiptarë të Malit të Zi.
/Epoka e re/