Bytyqi: Shumë shpejt mes Kosovës dhe Shqipërisë s’do të ketë asnjë taksë
25 nëntor 2018
| 19:45
Shumë shpejt mes Kosovës dhe Shqipërisë, s’do të ketë asnjë taksë. Kështu ka thënë ministri i Arsimit i Kosovës, Shyqiri Bytyqi.
“Pas shumë diskutimeve, shumë shpejt mes Kosovës e Shqipërisë nuk do të ketë asnjë taksë! Urime!”, ka shkruar Bytyqi në “Facebook”.
Këtë informacion ministri kosovar e ka shoqëruar me një fotografi, në të cilën shihen kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe disa ministra të tij, si dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, dhe ministrat Shyqiri Bytyqi, Endrit Shala, Skender Reçica dhe Dardan Gashi.