Bytyqi: Synojmë mbrojtjen e trofeut të Kupës
05 dhjetor 2023
| 16:03
Futbollisti Ramiz Bytyqi ka bërë të ditur se synim i skuadrës së Prishtinës është sërish të fitojë Kupën e Kosovës në futboll. Prishtina nesër përballet me skuadrën e Rahovecit.
“Jemi fitues të Kupës dhe duam që patjetër të mbrojmë këtë trofe që nga përballja e nesërme me Rahovecin, skuadër kjo, edhe pse nuk e njohim mirë, ka respektin tonë maksimal. Jemi përgatitur maksimalisht për këtë përballje, si për çdo përballje tjetër, me shumë seriozitet. Andaj besoj shumë, që nesër me sukses do ta kalojmë këtë raund të parë garash për të vazhduar drejt objektivit të mbrojtjes së trofeut”, ka deklaruar Bytyqi.