Bytyqi: Vendimi i PE-së për vizat i hapë mundësi rinisë

13 shtator 2018 | 16:17

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, thënë se vendimi i Parlamentit Evropian (PE) për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën paraqet një hap të rëndësishëm drejt përfundimit të këtij procesi. “Parlamenti Evropian, me votimin pro liberalizimit të vizave, e afron Kosovën edhe për një hap drejt mundësisë për lëvizje të lirë, gjë e cila mbi të gjitha do të hapë rrugë të reja drejt integrimit të arsimit dhe për rezultat edhe ngritjes së cilësisë në arsim dhe zhvillimit ekonomik, që është synim i yni. Urime për të gjithë qytetarët e Kosovës, e mbi të gjitha për të rinjtë tanë, të cilëve do t’iu hapen mundësi të shumta për t’u arsimuar dhe për të njohur kultura të tjera në vende të ndryshme!”, ka shkruar Bytyqi në profilin e vet në “Facebook”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së enjtes ka miratuar…