Ramabaja lavdëron vizitën e Kurtit në Tetovë: Tetova u dha leksion edhe atyre që kanë të bëjnë me gjeopolitikën e rajonit

12 gusht 2023 | 12:51

Mbështetësi i VV-së, Sadri Ramabaja, ka lavdëruar vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Tetovë.

Ndonëse kjo vizitë po kritikohet në Kosovë, Ramabaja mendon ndryshe.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Tetova i dha një leksion të mirë politikanëve të Kosovës.

Sipas Tetova iu ka dhënë një leksion të mirë edhe atyre që kanë të bëjnë me gjeopolitikën e rajonit.

Tetova i dha një leksion të mirë jo vetëm politikanëve tanë, por edhe atyre që kanë të bëjnë me gjeopolitikën e rajonit”, ka shkruar ai.

Vizita joformale e kryeministrit Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut është kritikuar ashpër në Kosovës. Kjo pasi ai gjatë kësaj vizite takuar vetëm përfaqësuesit e dy partive opozitare.

Në këtë mënyrë ai ka anashkaluar BDI-në, partinë më të madhe të shqiptarëve atje.

Një veprim i tillë po konsiderohet si përçarës për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Përfaqësuesit e opozitës në Kosovë kanë bërë me dije se të njëjta veprime Kurti i ka bërë edhe në Shqipëri dhe me shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Grusht shteti kulturor” e ka cilësuar organizata “Diaspora e Bashkuar…