“Ça t’i bëj Kiarës dhe Dorit” | Luizi: Unë dhe Olta do të kishim qenë çifti perfekt
Gjatë spektaklit të mbrëmjes së kaluar, “Big Brother” i ka vënë banorët në një sfidë. Sipas shortit, dy e nga dy, banorët duhet të qëndrojnë bashkë në një bluzë.
Luizi dhe Olta, do të qëndrojnë deri të martën bashkë në një bluzë, duke mos u shkëputur për asnjë moment, përveç gjatë natës, kur shtrihen për të fjetur apo kur shkojnë në tualet.
Kjo ka shkaktuar shumë të qeshura pasi ata njihen si dy nga banorët më rivalë të këtij edicioni.
Teksa kanë shkuar të dy në dhomën e rrëfimit për të dhënë nominimet e tyre, Olta i ka kërkuar Luizit që të përshëndesë bashkëshortin e saj.
Më pas me shaka Olta është shprehur se Luizi vdes për të ndërsa këngëtari vijon ironinë duke thënë se po të mos ishte Kiara dhe Dori, ai dhe Olta do të kishin qenë çifti perfekt.
Shihni videon e mëposhtme.