Cabanas: Synojmë fitore dhe titullin

12 maj 2021 | 11:27

Te Besa Famgas vlerësojnë se e kanë përgatitur si duhet ndeshjen e dytë finale ndaj Prishtinës.

Ndeshjen e parë e fitoi Besa, por vetëm në fund. Ndeshja e dytë është nesër nga ora 19:15 në Prishtinë.

Trajneri Javier Cabanas tregon se Besa i ka mundësitë për ta siguruar titullin në Prishtinë. I duhet një fitore apo barazim. Pejanët kanë fituar të gjitha ndeshjet e deritashme.

“Jemi 1:0 pas ndeshjes së parë finale të plejofit. Ishte ndeshje në të cilën ishim më të mirë në pjesën e parë, sidomos në mbrojtje. Prishtina ishte më e mirë në pjesën e dytë. Mendoj se fituam pasi kishim avantazh shumë të mirë pas pjesës së parë. Në pjesën e dytë nuk jemi mbrojtur mirë në aksionet 7 kundër 6 dhe nuk kemi vrapuar mjaftueshëm. E dimë që ndeshja e dytë do të jetë e vështirë për ne, por ne duam ta fitojmë dhe ta fitojmë titullin e kampionit. Ne e kemi përgatitur mirë ndeshjen. Nëse mbrohemi mirë dhe vrapojmë, kemi të gjitha mundësitë për të fituar”, ka thënë trajneri spanjoll i Besa Famgas, Javier Cabanas.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në prag të festës fetare të Bajramit, falë donatorëve dhe…