Cadizi dhe Levante, shanset e fundit për Koeman te Barcelona

22 shtator 2021 | 11:51

Barcelona renditet e shtat në tabelën e kampionatit spanjoll me dy fitore dhe dy barazime në katër ndeshje. Katalanasit kanë një ecuri të keqe nëse llogarisim edhe ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Bayernit në mesjavën e kaluar.

Gjermanët fituan 3-0 në “Camp Nou” duke dominuar në çdo drejtim skuadrën e Ronald Koeman e cila ishte pothuajse inekzistente. E njëjta gjë ndodhi edhe të hënën kur Barça barazoi vetëm në shtesë duke shpëtuar nga humbja.

Sipas mediave spanjolle, Koeman do të ketë vetëm dy mundësi për të shpëtuar nga shkarkimi, nëse merr dy fitore ndaj Cadizit nesër dhe ndaj Levantes në shtëpi në fundjavë.

Gjithsesi, shumë njerëz mendojnë që largimi mund të vijë që në ndeshjen e nesërme nëse skuadra ngec sërish. Pra, finalja e parë do të luhet në Cadizi, aty ku kërkohet edhe kthesa me lojë dhe rezultat. Pas këtyre dy sfidave, skuadra katalanase do të ndeshet në Ligën e Kampionëve ndaj Benficës, ku vetëm një fitore nuk do t’ia vështirësonte kualifikimin në fazën tjetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se më 21 shtator, rreth…