Çadra që ju ndjek kudo që shkoni
05 qershor 2018
| 10:20
Një kompani japoneze po e dërgon teknologjinë e dronëve në një tjetër nivel. Ata kanë krijuar një çadër autonome që ndjek përdoruesin e saj, duke i qëndruar sipër kokës.
“Free Parasol” përdor një aparat fotografik dhe inteligjencën artificiale për ta sinjalizuar dhe ndjekur përdoruesin e çadrës derisa ai ecën në rrugë, raporton “Daily Mail”.