Cagliari shkarkon trajnerin
03 mars 2020
| 17:13
Cagliari e nisi shumë mirë sezonin aktual, duke u konsideruar nga shumë njerëz si surpriza e Serie A për këtë sezon.
Megjithatë skuadra pësoi një rënie të ndjeshme, teksa në 12 ndeshjet e fundit nuk njeh asnjë fitore. Pikërisht nga kjo situatë e skuadrës e ka pësuar trajneri Rolando Maran.
Drejtuesit e klubit kanë marrë vendimin që të shkarkojnë nga drejtimi i ekipit teknikun italian, duke quajtur atë si fajtorin për rezultatet e fundit. Në 12 ndeshjet e fundit Cagliari ka grumbulluar 4 barazime dhe 8 humbje, teksa kjo e ka bërë të pashmangshëm shkarkimin e trajnerit Maran.