Caisedo demanton Liverpoolin, dëshiron kalimin te Chelsea  

11 gusht 2023 | 14:40

Ditën e sotme u raportua se Liverpooli ka arritur një akord me Brightonin për transferimin e Moises Caisedo në “Anfield”, teksa operacioni arrinte në vlerën e 130 milionë euroshe.

Vetë trajneri Jurgen Klopp u shpreh para medieve se marrëveshja ishte arritur dhe priste vetëm që lojtari të firmoste e më pas të niste përgatitjet me skuadrën. Megjithatë gjithçka ka ndryshuar në momentet e fundit. Mediet angleze raportojnë se lojtari i ka komunikuar dy klubeve se nuk do që të ndodhë ky transferim pasi dëshira e tij është vetëm që të jetë me Chelsean.

Duke parë dëshirën e lojtarit, Chelsea që dukej si i dorëzuar ka hyrë edhe një herë tjetër në garë për lojtarin. Tashmë mbetet të shihet se si do të avancojnë gjërat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
- Me rastin e vdekjes së Zenel Kelmendit Shkruan: Nuhi…