Cakaj bisedon në telefon për Covid-19 me ministrin e jashtëm të Turqisë, Italisë dhe Hungarisë

14 qershor 2020 | 20:54

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka bërë me dije se ka zhvilluar telefonata me ministrin e Jashtëm të Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu, të Italisë Luigi Di Maio, të Hungarisë Péter Szijjártó dhe Sekretaren e Shtetit për Çështjet Evropiane të Francës Amélie de Montchalin, për të biseduar lidhur me luftën e përbashkët kundër Covid-19 dhe bashkërenduar veprimet për hapjen graduale të kufijve dhe rifillimin e fluturimeve direkte.

“Falënderues për mbështetjen e këtyre vendeve për procesin e rindërtimit pas tërmetit dhe luftën kundër pandemisë”, ka shkruar Cakaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, që u urua nga kryetari…