Cakaj: Çdo marrëveshje Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke
27 shkurt 2019
| 12:16
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, në një takim me homologun maqedonas, Nikolla Dimitrov ka folur rreth marrëveshjes Kosovë-Serbi.
Cakaj ka thënë se Shqipërisë i takon ta mbështesë pozicion e Kosovës në këtë proces.
Ai ka thënë se Shqipëria ka një rol mbështetës për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Konsiderojmë se çdo marrëveshje Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohjen e ndërsjellë, që siguron perspektivë evropiane dhe ulëse në OKB për Kosovën”, ka thënë Cakaj.