Cakaj dhe Çitaku takojnë sekretarin Mike Pompeo
06 shkurt 2020
| 16:45
Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë Gent Cakaj dhe ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Vlora Çitaku, kanë takuar sekretarin e shtetit amerikan Mike Pompeo.
Lajmin e ka bërë me dije Cakaj në llogarinë se vet në “Facebook”.
“Unë e Vlora së bashku me sekretarin Pompeo pas një darke në Uashington ku shpalosëm trashëgiminë e përbashkët historike të harmonisë fetare të Kosovës e Shqipërisë”, ka shkruar Cakaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
https://www.facebook.com/cakajgent/photos/a.2300907456845549/2538854576384168/?type=3&theater