Cakaj: Do të vazhdojnë operacionet për kthimin e shqiptarëve nga vendet e ndryshme evropiane
29 mars 2020
| 13:18
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka bërë me dije se pas mbështetjes dhënë Italisë mike, dje kanë kryer edhe operacionet e para të riatdhesimit të shqiptarëve të mbetur në Itali dhe Kroaci.
Ai ka thënë se këto operacione do të vijojnë për t’i riatdhesuar shqiptarët e bllokuar në hapësirën evropiane për shkak të masave të marra në luftën kundër COVID-19.
“Kthimi do të mundësohet për studentet, rastët humanitare apo me nevoja të veçanta dhe për shtetasit shqiptarë me qëndrim mbi 90 ditë në vendet ku janë bllokuar. Për më shumë informacion: https://bit.ly/2UFFF5s”, ka shkruar Cakaj në llogarinë e vet në “Facebook”.