Cakaj: E turpshme dhënia e Çmimit Nobel për letërsi austriakut Peter Handke
10 tetor 2019
| 18:36
Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka reaguar pas vendimit për dhënien e çmimit Nobel në letërsi shkrimtarit austriak Peter Handke.
“Si një njeri i pasionuar me bukurinë dhe fuqinë e përjetshme të letërsisë për të pasuruar përvojën njerëzore dhe si viktimë e spastrimit etnik dhe gjenocidit, jam i mërzitur nga vendimi për ti dhënë Çmimin Nobel në Letërsi një mohuesi të gjenocidit. Çfarë akti i pakuptimtë dhe i turpshëm”, ka shkruar Cakaj në “Twitter”.