Cakaj: Është koha që BE-ja t’i hap negociatat me Shqipërinë
24 mars 2020
| 12:53
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet llogarisë e vet në “Twitter” ka bërë me dije se Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet dhe se pret progres në bisedimet për anëtarësim në Bashkim Evropian (BE).
“Sot shpresojmë që #GAC të reflektojë pozitivisht mbi progres përparimin thelbësor duke vendosur të hapë bisedime pranimi. Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet, ka luajtur një rol konstruktiv në rajon dhe vlerat e lartësuar. Koha për të hapur bisedime: kjo është thelbësore për të thelluar vrullin e reformave dhe forcimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Cakaj.