Cakaj flet për mosdekretimin nga Meta dhe marrjen e kompetencave nga Rama për ta ushtruar detyrën e ministrit të Jashtëm
Pas delegimit të detyrës së ministrit të Jashtëm nga kryeministri Edi Rama, Gent Cakaj në fjalën e tij u ndal te ‘zhurma’ e diskutimeve për të.
Cakaj u shpreh se përtej forcës së zakonit për të thënë atë që mendon, shpreson të përmirësojë imazhin e tij.
“Nga ana tjetër do vazhdojmë dialogun me vendet e tjera për reformat tona të dukshme dhe të veçanta. Krahas angazhinmeve shqipëria do t’i kryejë të gjithë detyrat me vendet anëtare të NATO dhe kryesisht SHBA-së.
Shqipëria do të angazhohet më tej dhe me krijimin e shërbimeve konsullore në vazën e shembujve konstruktiv të krijuar 5 vitet e fundit. Pavarësisht forcës sime të zakonit për të thënë atë që mendoj. Mbetem me veshplotë, që atij që i ka shkuar fjala ime për keq, të mos i jem dukur aq keq në paraqitjen e parë.
Siç i thonë në Tiranë “ Më mirë syri se sa nami”. Shpresoj të jeni të kënaqur në punën time në vijim. Koha ecën mbi shpinën e breshkët. Koha është shpeshherë kokëfortë sesa e ngadaltë. Do qëndroj me lartësinë e besimit të çdo njeriu që na ka dhënë votën”, u shpreh Cakaj.