Cakaj flet sërish për shkarkimet në diplomaci

27 mars 2019 | 17:18

Pasi ka folur për valën e pastrimit të diplomatëve dhe të mbi 20 punonjësve, ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj është shprehur se do të ketë dhe shkarkime të tjera në rast se performanca e punonjësve nuk do të jetë në nivelin e duhur.

E pranishme në Komisionin e Integrimit, deputetja e PD-së, Rudina Hajdari, e ka pyetur Cakajn për këtë vendim të marrë prej tij.

Cakaj është përgjigjur duke thënë se disa prej të larguarve kanë tejkaluar sjelljen e diplomatit ndërsa disa të tjerë nuk janë në lartësinë e duhur.

“Të tjera shkarkime nëse performanca nuk do të jetë në nivelin e duhur. Jam i gatshëm të thelloj reformat e të marr veprime të guximshme që të rinj e të reja me rezultat e të shkëlqyera të bëhen pjesë e trupit diplomatik. Një pjesë e tyre nuk mund të qëndrojnë në misione diplomatike për shtatë vite pa asnjë transferim”.

“Kjo nuk do të thotë që çdo gjë do të fillojë nga hiçi në ministri, por për të bërë përmirësime. Me një pjesë prej tyre ka një problem të theksuar me sjelljen e tyre dhe një pjesë e tyre kanë qëndruar në sistem tepër gjatë dhe kanë dhënë kontribut tepër pak. Po tentoj të vendos gjërat në rregullin e duhur. Çdo emër që do të shkëputet nga puna apo do të transferohet do të bëhet publik, së bashku me arsyen”, ka thënë Cakaj, raporton “Lapsi.al”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhjetëra pacientë janë nisur drejt klinikave në qytetin Beira në…