Cakaj: Hap i madh drejt bashkimit energjetik
21 prill 2020
| 17:51
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka reaguar lidhur me marrëveshjen e votuar nga Operatorët e Transmetimit të Evropës Kontinentale.
Kjo marrëveshje, shpjegoi Cakaj, nënkupton se Operatori i Transmetimit të Kosovës (KOSTT) do të marrë të drejta dhe detyrime të barabarta me të gjithë operatorët e tjerë në Evropë. “Vlen të theksohet se kjo marrëveshje do të mundësojë përfundimisht funksionalizimin e linjës 400kV Kosovë-Shqipëri”, ka shkruar Cakaj.
Sipas tij, ky është edhe një hap i madh drejt zhvillimit të tregut të përbashkët të energjisë elektrike Shqipëri-Kosovë.