Cakaj kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën

08 maj 2020 | 11:08

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, në një intervistë të dhënë për A2CNN, vuri theksin edhe te rëndësia e liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës. “Kosova dhe popullsia e saj dallohen për frymën pro evropiane, por ajo çfarë unë nënvizoj e që është tepër e rëndësishme aktualisht është liberalizimi i vizave për Republikën e Kosovës, prej një konteksti me vlerë të dyfishtë”, u shpreh Cakaj në intervistën e dhënë.

Sipas kryediplomatit Cakaj, Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për ta merituar liberalizimin e vizave, prandaj duhet ta marrë atë që meriton. “Nuk është që po i bën ndokush ndonjë favor Kosovës, duke i mundësuar liberalizimin e vizave, përkundrazi po realizohet një agjendë e premtuar dhe po kurorëzohet një punë kapitale që ka bërë Kosova në këtë drejtim”, ka shprehur  mendimin ministri Cakaj.

Cakaj ka theksuar se është tepër e rëndësishme që liberalizimi i vizave të shikohet edhe në kontekstin e besueshmërisë së Bashkimit Evropian në perspektivë të dialogut Kosovë – Serbi sepse, sipas kryediplomatit Cakaj, “ne kemi nevojë për një Bashkim Evropian që është vital, që ka një marrëdhënie të ngushtë me rajonin, për të vazhduar të tej në procesin e bisedimeve”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tren shtypi 14 punëtorë emigrantë në Indi të cilët…