Cakaj kërkon plazmën e gjakut për babanë e tij që është i infektuar me Covid
Ish-kryediplomati shqiptar, Gent Cakaj ka kërkuar sot plazmën e gjakut për babanë e tij, Shkëlzen Cakaj, i cili është i infektuar me Covid.
Ai ka bërë me dije se gjaku duhet të përmbajë deri në 50 trupa.
Të nderuar miq, i shtrënguar nga beteja me Covid-19, detyrohem të ju kërkojë ndihmë personale për të siguruar me urgjencë plazmë të gjakut për grupin A pozitiv, për babanë tim, Shkelzen Cakaj. Gjaku duhet të përmban mbi 50 antitrupa! Ndihmuesit e mundshëm duhet të lajmërohen sa më parë në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në QKUK, në emër të babait tim, Shkelzen Cakaj. Po ashtu, të gjithë ata që kanë mundësi mund të na kontaktojnë drejtëpërdrejtë edhe në këtë numër telefoni: +38345101998! Ju falënderoj përulësisht dhe Zoti ju bekoftë!”, ka shkruar Cakaj në llogarinë e vet në “Facebook”.