Cakaj: Kontributi i faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, mbetet i patjetërsueshëm
Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, gjatë qëndrimit zyrtar në Shkup, ka zhvilluar edhe disa takime të shkëlqyera me krerët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
“Së bashku me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, z. Ziadin Sela, kryetarin e Lëvizjes BESA, z. Bilal Kasami, kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, z. Menduh Thaçi, si dhe kryetarin e Alternativës, z. Afrim Gashi, vlerësuam rolin e pazëvendësueshëm në zhvillimin e demokracisë së brendshme, procesin e anëtarësimit në NATO dhe rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar Cakaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka theksuar se përtej dallimeve politike, kontributi i faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut në mbrojtjen e interesave kombëtare, zhvillimin e përgjithshëm institucional dhe ruajtjen e drejtimit euroatlantik të vendit, mbetet i patjetërsueshëm.
https://www.facebook.com/cakajgent/photos/pcb.2724579961144961/2724579661144991/?__cft__[0]=AZWjByvcVqpzeW-v1Cv4DPtKHUBC_MQdMxNtQy2KCmd-l42Y5ImpAyJiaMZgi4ttnpfuIpKAXcyxJDeYJrcMMyerPvRUX97s1dwn7BUb4_aXSTvAjJkjhGW59jL9I3ebVaIcUnfdakMqSDCFLKW69sKwaJIqTdRRWchDqR5P9IP_YKRX2cJb9OdWIpiTqk1Qp8gq7oMJOHBH8ri8k_ugFGe6&__tn__=*bH-R
(M.Q / Epoka e re)