
Cakaj: Kroacia mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, gjatë qëndrimit në Zagreb, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkovic.
Me këtë rast, Cakaj ka bërë me dije se ky takim është fokusuar në zbatimin dhe jetësimin e objektivave të përcaktuara në kuadër të partneritetit strategjik të firmosur në mes të Republikës së Shqipërisë dhe Kroacisë si dhe në një qasje më dinamike dhe një bashkëpunim të shtuar në fushën e ndërlidhjes infrastrukturore, zhvillimit ekonomik dhe politikave të sigurisë.
“Kroacia mbështet hapjen e menjëhershme të negociatave për anëtarësim në BE për Shqipërinë dhe do të jetë një zë i fuqishëm jo vetëm në Këshill por edhe gjatë Presidencës së saj të Këshillit të BE-së 2020 në përgjithësi!”, ka thënë Cakaj.