Cakaj, kryediplomati i parë shqiptar që viziton Muzeun e Alfabetit në Manastir

23 dhjetor 2020 | 17:00

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka vizituar të mërkurën Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, në Manastir të Maqedonisë së Veriut.

Kjo është hera e parë që një ministër i jashtëm i Republikës së Shqipërisë viziton zyrtarisht Manastirin, aty ky 100 vite më parë, është zyrtarizuar alfabeti i gjuhës shqipe.

Kreu i diplomacisë shqiptare ka dhuruar materiale të rëndësishme historike të ruajtura në arkivin e shtetit shqiptar, të cilat për vite me radhë i mungonin Muzeut të Alfabetit. Këto materiale historike, sipas Cakaj shërbejnë në forcim të mbamendjes kombëtare e pasurimit të mëtejmë të Muzeut të Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Bëhet fjalë për korrespondencat dhe ftesat mes delegatëve, verbalet e punimeve të Kongresit, disa fotografi, si dhe vulën e shoqërisë literale “Ylli i Mëngjesit” të motrave Kajtazi. Tashmë këto materiale i janë shtuar fondit historik të Muzeut të Alfabetit, në Manastir.

Gjatë qëndrimit në Manastir, ministri në detyrë Cakaj, ka vizituar edhe Konsullatën e Nderit të Shqipërisë, si dhe ka zhvilluar takime me përfaqësues të komunitetit dhe shoqërisë civile shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
5 mijë e 33 raste me COVID-19 janë raportuar në…