Cakaj: Mbështetja e Kosovës për Shqipërinë frymëzuese

01 dhjetor 2019 | 19:27

Ministri i Jashtëm e Shqipërisë, Gent Cakaj, ka thënë se ndihma që Kosova i dha Shqipërisë pas tërmetit është frymëzuese.

Sipas tij, FSK-ja meriton mirënjohjen më të veçantë për përkushtimin e pakrahasueshëm dhe atdhedashurinë që ka treguar.

“Mes konsideratave më të larta e falënderimeve më të mëdha për të gjitha shtetet e organizatat që qëndruan afër Shqipërisë që prej orëve të para pas tërmetit, përtej çdo mëdyshje, Forca e Sigurisë së Kosovës meriton mirënjohjen më të veçantë për përkushtimin e pakrahasueshëm, humanizmin e lartë e atdhedashurinë më të thellë dhe profesionalizmin mbresëlënës. Shërbimi i tyre këto ditë në Shqipëri do të kujtohet gjithmonë me vlerësimin më lartë”, ka shkruar Cakaj në profilin e vet në “Facebook”.

Ai shtoi, gjatë këtyre ditëve me vështirësi të shumta e me dhimbje të pafundme, e gjithë Kosova ka dhënë shembullin e një solidariteti të paparë njerëzor dhe ka dëshmuar absolutisht trajtën më të thellë të bashkëndjenjës kombëtare.

“Solidariteti e mbështetja e Kosovës kësaj radhe mbeten frymëzues përtej asaj çka mund ta shprehë rëndom gjuha”, ka shkruar Cakaj.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka vazhduar ecjet nëpër bjeshkë…