Cakaj: Mbështetja e Pacollit për Shqipërinë nuk do të harrohet asnjëherë
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka falënderuar homologun e tij nga Kosova, Behgjet Pacolli, i cili së bashku me familjen e tij ka ndarë 1 milion euro për rimëkëmbjen e shtetit shqiptar pas tërmetit.
Cakaj ka thënë se mbështetja e Pacollit për Shqipërinë nuk do të harrohet asnjëherë.
“Thjesht pa fjalë të mjaftueshme për ta falënderuar ministrin e Jashtëm të Republikës të Kosovës, z. Behgjet Pacolli, për zemrën e tij të madhe, shpirtin bujar, solidaritetin e pashembullt dhe mbështetjen e pakrahasueshme për Shqipërinë në këto kohë të vështira! Mbështetja e tij personale e institucionale për Shqipërinë jo vetëm do të vlerësohet gjithmonë shumë lart, por nuk do të harrohet asnjëherë”, ka shkruar Cakaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/