Cakaj: Mbështetja financiare dhe institucionale për Luginën e Preshevës, domosdoshmëri

02 tetor 2020 | 19:49

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka reaguar lidhur me ngritjen e fondit ndërshtetëror për mbështetjen financiare të Luginës.

Përmes një statusi në Facebook, ka thënë se shënon një momentum të ri politik në përpjekjet e të dy qeverive të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, për të lartësuar pozicionin e për të përmirësuar gjendjen e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

“Lugina e Preshevës është rajoni me shumicë shqiptare më i pazhvilluar në Serbi e shqiptarët e Luginës së Preshevës janë një prej pakicave kombëtare më të nënpërfaqësuara në rajon. Ndaj, mbështetja institucionale, diplomatike e financiare për Luginën sot, nuk është vetëm detyrë e patjetërsueshme kombëtare, por edhe veprim i domosdoshëm politik”, ka shkruar Cakaj në “Facebook’.

Më tej, Cakaj bëri me dije se së shpejti të dy qeveritë do të ndërmarrin edhe disa masa të tjera në mbështetje të Luginës së Preshevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe këngëtari i mirënjohur, Labinot…