Cakaj: Më e rëndësishmja është që s’ka të vdekur nga tërmeti
Ministri i Jashtëm e Shqipërisë, Gent Cakaj, ka thënë se ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është e angazhuar maksimalisht dhe po përcjellë me vëmendje përballimin e situatës pas tërmeteve të djeshme.
Ai ka thënë se pavarësisht dëmeve dhe shqetësimeve, më e rëndësishmja mbetet se Shqipëria nuk ka humbur asnjë jetë.
“Shpreh mirënjohje të thellë për interesimin dhe gatishmërinë e shumë shteteve mike për të ndihmuar Shqipërinë në këtë sfidë”.
“Ndërkohë që të gjitha institucionet shqiptare janë në këmbë 24 orë në 24 pranë qytetarëve të prekur, edhe stafi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme brenda dhe jashtë vendit i mobilizuar për kryerjen e detyrave të tyre duke u gjendur pranë të dëmtuarve në këtë moment të vështirë”, ka shkruar Cakaj në llogarinë e vet në “Facebook”.