Cakaj me homologun kroat bisedon për Covid-19 dhe Samitin e Zagrebit
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grliç Radman.
Cakaj ka bërë me dije se me homologun korat ka biseduar për bashkëpunimin në luftën kundër pandemisë dhe përgatitjet për Samitin e Zagrebit.
“Ndërkohë, pata edhe një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Kroacisë, z. Gordan Grliç Radman, lidhur me bashkëpunimin në luftën kundër pandemisë dhe përgatitjet për Samitin e Zagrebit. Nën kushtet e pandemisë, do të ketë një video konferencë të krerëve të shteteve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Kjo është shumë e rëndësishme në bashkërendimin e përpjekjeve dhe në forcimin e solidaritetit mes vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për të ngadhënjyer mbi COVID-19 sa më parë”, ka shkruar Cakaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
https://www.facebook.com/cakajgent/posts/2603917579877867