Cakaj, mirënjohës për mbështetjen e Gjermanisë për projektin evropian të Shqipërisë

14 maj 2019 | 16:08

Ministri në detyrë i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, është takuar me ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme Federale të Gjermanisë, Michael Roth, nga i cili ka marrë mbështetje për hapjen e negociatave për anëtarësimin e shtetit shqiptar në BE.

Pas këtij takimi dhe qëndrimi, Cakaj ka thënë se është Tepër mirënjohës për mbështetjen e Gjermanisë për projektin evropian të Shqipërisë

“Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme Federale, Michael Roth, është një artikulues i fuqishëm i domosdoshmërisë së procesit të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi dhe hapjes së negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në veçanti. Roth në vijimësi ka shprehur vlerësimin e tij për progresin madhor të Shqipërisë në pesë prioritetet kyçe (me theks të veçantë reformën në drejtësi)”.

“Ai po ashtu i kushton një vëmendje të posaçme edhe rëndësisë gjeostrategjike të fillimit të bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë në qershor të këtij viti. Këto qëndrime janë shfaqur edhe këtë radhë në takimin tonë bilateral: hapja e negociatave për Shqipërinë në qershor të këtij viti është më se e merituar dhe në interes të vetë rajonit e BE-së në tërësi. Tepër mirënjohës për mbështetjen e Gjermanisë për projektin evropian të Shqipërisë…!”, ka shkruar Cakaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka…