Cakaj në Medvegjë takohet me këshilltarët komunalë shqiptarë
13 qershor 2020
| 15:19
Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, është takuar në Medvegjë me këshilltarët komunalë shqiptarë dhe drejtuesin e Grupit Qytetar “Të gjithë për Medvegjën”, Muharrem Salihu.
Ai ka bërë me dije se në këtë takim kanë folur për nevojat e shqiptarëve në Medvegjë.
“Folëm për nevojat e shqiptarëve në Medvegjë, rëndësinë e punës së përbashkët në ngritjen e problemit të rëndë të pasivizimit të adresave dhe domosdoshmërinë e përpilimit të një strategjie afatgjatë në shërbim të ruajtjes së faktorit shqiptar atje”.
“Po ashtu, së bashku vizituam edhe disa shkolla, ndërmarrje dhe qendra të tjera në Medvegjë me rëndësi të posaçme për zhvillimin e jetës së bashkëkombasve tanë!”, ka shkruar Cakaj.
(M.Q / Epoka e re)