Cakaj: Në qershor presim marrjen e rekomandimit për hapjen e negociatave
06 maj 2019
| 16:13
Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, ka thënë të hënën se në qershor Shqipëria pret vendimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit të vendit në Bashkim Evropian (BE).
Sipas tij, anëtarësimi vendit në BE do të jetë një mundësi shtesë, që do e bëjë vendin institucionalisht më funksional.
“Këtë muaj presim marrjen e rekomandimit për hapjen e negociatave. Raporti i Komisionit presim që të jetë dëshmi e shndërrimit pozitiv që veni ynë ka bërë në rrugën e pakthyeshme të integrimit Evropian. Procesi i integrimit të vendit në BE është edhe më gjerë se kaq. Hapja e negociatave për anëtarësimin, që pritet të bëhet në qershor do jetë një mundësi shtesë që ta bëjmë vendin institucionalisht më funksional”, ka thënë Cakaj.