Cakaj: Në Uashington kam marrë mesazhe të qarta, nuk ka marrëveshje sekrete dhe as ndarje të Kosovës

30 qershor 2020 | 15:15

Ministri në detyrë për Çështje Evropiane dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, pas përfundimit të vizitës dyditore në Kosovë me kryeministrin Edi Rama, kanë mbajtur një konferencë për medie në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Cakaj ka thënë se nga vizita në Uashington ka marrë mesazhe të qarta se nuk ka ndarje të Kosovës dhe as marrëveshje sekrete ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Vizita ime (Uashington) ka qenë e planifikuar, por që pas pandemisë ishte shtyre. Nga vizita ime atje kam marrë tre mesazhe për Kosovën. E para, nuk ka marrëveshje sekrete, e dyta, nuk ka ndarje të Kosovës dhe kush ka mend në kokë e kupton se askush në Shqipëri e Kosovë nuk e mendon këtë gjë. Dhe e treta, nuk ka nxitim për të përfunduar marrëveshjen me Serbinë, pavarësisht proceseve që priten të ndodhin në ShBA”, ka thënë Cakaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një konference për medie…