Cakaj nesër në Kosovë, nënshkruhen tri marrëveshje

03 dhjetor 2020 | 22:37

Nesër në Kosovë do të vjen për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, ku pritet të nënshkruhen tri marrëveshje.

Ai do të pritet nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Pjesë e këtij takimi do të jenë edhe përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Pas takimit zyrtarë, do të nënshkruhen tri marrëveshje nga pjesëmarrësit.

Takimi do të jetë i hapur dhe në fund do të mbahet një konferencë për medie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shqiptar 47-vjeçar është vrarë para dy ditësh në Sao…