Cakaj: Pavarësisht pandemisë Covid-19, Shqipëria po vazhdon përgatitjet për anëtarësim në BE

15 maj 2020 | 13:55

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka njoftuar se ka përmbyllur raportimin pranë Komisionit për Integrimin Evropian, siç thotë ai “lidhur me të gjithë punën madhore që kemi bërë deri më sot dhe detyrat që na presin në të ardhmen, për të përparuar drejt anëtarësimit në BE”.

Cakaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se pavarësisht pandemisë Covid-19, puna e Shqipërisë për ngritjen e grupit negociator, përgatitjet teknike për zhvillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE dhe përmbushjen e të gjitha detyrimeve që janë përcaktuar nga përfundimet e Këshillit, ka vazhduar pandërprerë.

“Fillimi i negociatave është kurorëzim i reformave madhore, që ka bërë Shqipëria në pesë prioritetet kyçe por, natyrisht, edhe hapje e detyrave të reja që kërkojnë punën e pakursyer të gjithsecilit e bashkëpunimin e të gjithëve”, ka shkruar Cakaj.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqiponjë Osmanaj Veprimtari, patrioti dhe intelektuali shqiptar e mbarëkombëtar Ukshin…