Cakaj: Për pastërtinë e UÇK-së duhet të reagojmë si komb!
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë në detyrë, Gent Cakaj, ka vazhduar me reagimet e tij lidhur me ftesën nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit. Ai ka thënë se është fare e thjesht, kur mbrohen çlirimtarët dhe lufta e tyre. “Kur vjen puna te pastëria dhe drejtësia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk duhet të reagojmë si shumë parti, as si dy shtete, por si një komb”!.
Postimi i plotë i ministrit Cakaj:
Fare thjesht:
Kur vjen puna te pastëria dhe drejtësia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk duhet të reagojmë si shumë parti, as si dy shtete, por si një komb!
Historina e UÇK-së dhe e popullit shqiptar nuk mund të njolloset asnjëherë e nga askush! Ndaj, secili prej nesh, i bindur në pafajësinë e themeluesve të UÇK-së dhe vlerave të patjetërsueshme të saj, duhet të shprehë mbështetjen e pakursyer për dy çlirimtarët, Hashim Thaçi e Kadri Veseli ????!