Cakaj: Për Tribunale Ndërkombëtare e Gjykata Speciale ka nevojë Serbia

20 dhjetor 2020 | 20:00

Gjatë qëndrimit në Hagë, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme në Shqipëri, Gent Cakaj, ka zhvilluar një takim edhe me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Holandë, Lirim Greiçevci, me të cilin ka biseduar mbi të rejat e fundit nga Gjykata Speciale, raporton “Epoka e re”.

Cakaj ka thënë se krimet e luftës në Kosovë janë hetuar e gjykuar nga UMNIK-u, EULEX-i, Tribunali i Hagës dhe drejtësia vendore.

“Gjykata Speciale, pra, jo vetëm merr përsipër të hetojë e gjykojë sërish një palë që ka mbyllur kusuret me drejtësinë ndërkombëtare për dy dekada rradhazi, por edhe e bën këtë në mënyrë krejtësisht të njëanshme duke vënë në shënjestër vetëm strukturat e UÇK-së dhe Kosovës në përgjithësi. Kjo qasje, pra, s’ka fare lidhje as me të vërtetën, as me drejtësinë. Kaq”, ka thënë Cakaj pas takimit me Greiçevcin.

“Ndërkohë, krimet kundër njerëzimit, spastrimi etnik dhe gjenocidi i Serbisë në Kosovë, jo vetëm që nuk janë hetuar e gjykuar mjaftueshëm, por sot ato përgjithësisht nuk përmenden fare dhe bashkësia ndërkombëtare kryesisht qëndron e heshtur para tyre. Për Tribunale Ndërkombëtare e Gjykata Speciale ka nevojë Serbia për të gjitha mizoritë e kryera në Kosovë, e jo Kosova për luftën e saj çlirimtare”, ka thënë ai.

Ministri Cakaj ka pohuar se pavarësisht kësaj, ka thënë se historinë e Republikës së Kosovës dhe shqiptarëve, nuk mund ta shkruajë askush.

“Mbështetje e solidaritet i plotë i Shqipërisë me Kosovën në këto rrethana jo të lehta për krejt kombin shqiptar”, ka deklaruar Cakaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka informuar…