Cakaj publikon fotografinë e ambasadës së përbashkët Shqipëri – Kosovë
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në një publikim në “Facebook” ka prezantuar hyrjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës në Kanberra të Australisë, e cila ndodhet në një hapësirë të vetme të përbashkët.
“Ky është një prej veprimeve më domethënëse që kemi ndërmarrë deri më sot për t’i jetësuar marrëveshjet e përbashkëta, në shërbim të një politike të jashtme të bashkërenduar e, mes tjerash, kjo përfshin edhe ndarjen e hapësirave në përfaqësitë konsullore dhe diplomatike sipas mundësive objektive”, ka shkruar Cakaj në “Facebook”.
Po ashtu, kryediplomati Cakaj ka theksuar se vazhdimi i këtij projekti është një punë skajshmërisht e rëndësishme, një shfrytëzim më ekonomik i burimeve logjistike dhe me një domethënie të veçantë për marrëdhënien politike mes dy vendeve.