Cakaj: Roli i shqiptarëve, i patjetërsueshëm në mbështetje të proceseve euroatlantike në Ballkan

25 nëntor 2019 | 13:22

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka bërë me dije se ka filluar Konferenca e Tiranës në të cilën janë duke marrë pjesë përfaqësues të lartë politikë shqiptarë.

Cakaj ka thënë se roli i shqiptarëve është i patjetërsueshëm në mbështetje të proceseve euroatlantike në Ballkanin Perëndimor.

“Sot filluam me Konferencën e Tiranës! Kjo konferencë do të mbledhë të gjithë përfaqësuesit e lartë politikë shqiptarë nga rajoni në baza vjetore me qëllim të krijimit të platformave të përbashkëta veprimi dhe bashkërendim të qëndrimeve politike në shërbim të afirmimit të interesave kombëtare!”.

“Roli i shqiptarëve është i patjetërsueshëm në mbështetje të proceseve euroatlantike në Ballkanin Perëndimor! Sidoqoftë, procesi i integrimeve euroatlantike nuk zëvendëson domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit mbarëkombëtar! Këtu veçanërisht duhet theksuar rëndësia e bashkërendimit të plotë të politikës së jashtme mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë! Thellimi i marrëdhënieve brenda shqiptareve është sa detyrë kombëtare e historike aq edhe interes politik e strategjik”, ka shkruar Cakaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtuar nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe…