Cakaj: S’do të kursejmë asnjë përpjekje për ta mbështetur koalicionin e Luginës së Bashkuar
19 maj 2020
| 17:51
Ministri i Jashtëm dhe Çështjeve të Evropës në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka thënë se marrëveshja e mbrëmshme e partive shqiptare në Luginë të Preshevës është hap i duhur për forcimin e faktorit shqiptar atje.
Cakaj ka thënë se nuk do të kursejnë asnjë përpjekje për ta mbështetur koalicionin e Luginës së Bashkuar.
“Partitë politike shqiptare të Luginës së Preshevës mbrëmë kanë mbyllur edhe ujdinë e brendshme për ndarjen e përgjegjësive brenda koalicionit të Luginës së Bashkuar!. Bashkimi i tyre është parakusht për mbrojtjen e lartësimin e interesave të tyre kombëtare! Ne, ndërkaq, nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për ta mbështetur koalicionin e Luginës së Bashkuar!”, ka shkruar Cakaj në “Facebook”. (A. M / Epoka e re).