Cakaj takohet me Jasharin dhe Lladrovcin: Biseduam për pastërtinë e luftës së UÇK-së

15 korrik 2020 | 16:44

Ministri në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme, Gent Cakaj, ka pritur në takim, kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari dhe atë të Drenasit, Ramiz Lladrovci, me të cilët ka bisduar për drejtësinë dhe pastërtinë e luftës së UÇK-së.

“Sakrifica sublime e familjes Jashari e Lladrovci ndër breza për lirinë e Kosovës duhet të shërbejë si burim frymëzimi për gjithë shqiptarët kudo ndodhen…”, ka shkruar Cakaj në llogarinë e vet në “Facebook”, raporton “Epoka e re”.

Postimi i plotë i Cakajt:

Sot pata nderin e rrallë të pres kryetarin e Skenderajt, Bekim Hamëz Jashari dhe kryetarin e Drenasit, Ramiz Tushë Lladrovci, në një takim të përzemërt në Tiranë.

Biseduam për punën e tyre shumë të vyer në zemër të Drenicës, drejtësinë e pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e rëndësinë e patjetërsueshme të bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës e Shqipërisë.

Po ashtu, theksuam edhe domosdoshmërinë e ruajtjes së shumicës shqiptare në Bujanoc. Kjo e fundit, është edhe detyrë historike edhe nevojë institucionale për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Sakrifica sublime e familjes Jashari e Lladrovci ndër breza për lirinë e Kosovës duhet të shërbejë si burim frymëzimi për gjithë shqiptarët kudo ndodhen…

(Q.R/ Epoka e re)

Image may contain: 3 people, people sitting and indoorImage may contain: 2 people, people standing and beardImage may contain: 1 person, standing and suit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…