
Cakaj takohet me Zaevin, flasin për mbledhjen e përbashkët ndërqeveritare
Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka takuar sot në Shkup edhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Ai ka bërë me dine se me Zaevin kanë folur për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët ndërqeveritare dhe rëndësinë e punës së përbashkët për përparimin e mëtejmë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Lidhur me zhvillimet në rajon, mes tjerash, theksova se e vetmja zgjidhje e qëndrueshme në procesin e bisedimeve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë është ajo që përfshin njohjen e ndërsjellë. Ndërkohë, një lajm tjetër i mirë nga kjo vizitë: Maqedonia e Veriut do ta mbështesë Shqipërinë për t’u bërë anëtare e Këshillit të Sigurimit 2022-2023”, ka shkruar Cakaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
(M.Q / Epoka e re)